Ja se si mund t’ju ndihmojë bashkëshorti pas lindjes së bebes

Ndihma e bashkëshortëve pas lindjes për gratë është e mirëseardhur. Më poshtë janë disa mënyra se si burrat mund t’i ndihmojnë gratë e tyre. Bëni TAG që t’i lexojnë edhe ata:

1. Pasi foshnja të ushqehet, babai mund ta ndihmojë të gromësijë dhe ta vendos në shtrat.
2. Mund t’ia ndërrojë pelenën.
3. Mund ta sjellë për ta ushqyer me gji gjatë natës, në mënyrë që nëna të mos ngrihet nga shtrati.
4. Nëse foshnja juaj ushqehet me shishe, merreni përsipër këtë gjë në orët e vona ose në mëngjes në mënyrë që nëna të pushojë. 
5. Nëse keni fëmijë të tjerë, angazhohuni me ta që t’ia lehtësoni nënës.
6. Merreni fëmijën për një shëtitje pas ushqyerjes nga nëna.
7. Bëni nënës ndonjë masazh që ajo të relaksohet.
8. Merrni përgjegjësi për ta përgatitur ushqimin për familjen. Vendosni tryezën, pastroni enët.
9. Ndihmoni në përgatitjen e çantës me pelena dhe gjëra të tjera të nevojshme.
10. Kujdesuni për kohën e banjës.
11. Mbushni veturën me benzinë që të jetë e gatshme për çdo rast.
12. Visheni fëmijën.
13. Luani me fëmijët tuaj. /GSH/

Share With:
Translate »
766 Views