Eraldo Rexho humbi një dashuri që në fëmijëri (Video)

Para pak ditësh, gazetari, kryeredaktori, skenaristi dhe themeluesi i Revistës Who, të gjitha këto të përmbledhura në një person të vetëm, festoi 25-vjetorin. Bëhet fjalë për Eraldo Rexhon, të preferuarin e personazheve të showbizz-it shqiptar. Duke qenë një përvjetor i veçantë, ai mblodhi të gjithë miqtë e tij më të mirë për të festuar. Mbrëmjen vendosi ta hapte me mikeshën e tij, këngëtaren Manjola Nallbani, me këngën “Kur e humba një dashuri”. Ai tha se kjo këngë ishte lajtmotivi i jetës së tij dhe këtë e vërteton në videon mëposhtë tek këndon të njëjtën këngë kur ende nuk dinte kuptimin e saj.

Share With:
Translate »
1572 Views