North West tregon talentin e saj muzikor në Paris së bashku me babain e saj Kanye West

Kanye West iu bashkua në skenë vajza e tij North, në Paris, të dielën mbrëma, pasi ajo u cilësua si një nga yjet më të reja të “Billboard Hot 100”. Dyshja babë e bijë bënë një shfaqje elektrizuese teksa performuan këngën e tyre në “Accor Arena” në kryeqytetin francez në fillim të “Javës së Modës”.

10-vjeçarja bëri hyrjen e saj të parë në top listë javën e kaluar pasi mori pjesë në këngën e re të babait të saj reper, “Talking/Once Again”, e cila është pjesë e albumit të tij të ri “Vultures 1”, një projekt i përbashkët me Ty Dolla $ign.

Kanye, i veshur zakonisht me një maskë të zezë në stilin e Halloween-it dhe një xhaketë lëkure, iu bashkua North, e cila kishte veshur një kapele me lesh me një xhaketë të gjerë dhe çizme të mëdha.

Pjesëmarrja e North në këngë u zbulua për herë të parë gjatë një feste rreth albumit në Majami, dhjetorin e kaluar, ku ajo iu bashkua babait të saj dhe Ty Dolla $ign në skenë për të kënduar dhe kërcyer së bashku me vargun e saj.

Ish-bashkëshortja e Kanye, Kim Kardashian, shprehu krenarinë e saj për arritjen e North, duke shpërndarë një postim në Twitter që uronte North që u bë një nga artistet më të reja që ka arritur ndonjëherë në listën e “Billboard’s Hot 100”.

Debutimi i “Talking/Once Again” vjen pasi Kanye ndau vështirësitë e tij për të rezervuar arenën e koncerteve, duke sugjeruar se kjo ishte për shkak të deklaratave të tij në të kaluarën.

Share With:
Translate »
64 Views