“Jam e lumtur që idhullin tim e kam shok”, Olta Boka dedikim për ditëlindjen e të atit

Për këngëtaren Olta Boka sot është një ditë e veçantë, pasi babai i saj ka ditëlindjen. Këngëtarja na ka treguar gjithnjë marrëdhënien e ngushtë me familjarët dhe nuk nguron të shprehë edhe publikisht dashurinë e madhe.

Përmes një postimi në rrjetin social, ajo i ka bërë një dedikim plot ndjenjë babait të saj. “Gëzuar ditën e lindjes ba! Kështu të lumtur të të shoh përherë.

Të kam adhuruar fëmijë, tani jam e lumtur që idhullin tim e kam shok. Sa të kem jetë do mundohem të të bëj të buzëqeshësh si sot. U plakshi bashkë me dashurinë që na solli në jetë. Ju dua fort”,- ka shkruar Olta.

Share With:
Translate »
912 Views