“Jemi mirë!” Chrissy Teigen flet për herë të parë pas humbjes së fëmijës!

Pasi humbi fëmijën e tretë, John Legend u ngjit për herë të parë në skenë për eventin e “Billboard Music Awards”.

Këngëtari u prezantua nga kolegia e tij, Kelly Clarkson, e cila u shpreh se këto kohë zemrat e të gjithëve janë me familjen e tij.

Performancën e tij, John ja dedikoi bashkëshortes, duke u shprehur: “Kjo është për Chrissy-n”, përpara se të niste të këndonte “Never break”. Hitin e tij ai e këndoi ulur në një piano dhe pas performancës prekëse nisën postimet mbështetëse nga fansat e tij në rrjete sociale.

Pas kësaj performance, autori i hitit “All of me” ka postuar një sërë statusesh në Twitter ku shprehet se:

Kënga është për Chrissy-n. Të dua shumë, ty dhe familjen tonë. Kemi kaluar bashkë momentet më të bukura dhe ato më të këqijat. Të të shikoja ty që mbaje fëmijët tanë ka qenë diçka shumë prekëse dhe emocionuese. Jam pa fjalë nga forca që ke treguar gjatë çdo sfide me të cilën jemi përballur. Çfarë dhurate e mrekullueshme është kur ke mundësinë të sjellësh jetë në këtë botë. E kemi përjetuar mrekullinë, fuqinë dhe gëzimin që të jep kjo dhuratë dhe tani po shohim sa ndjenjë e brishtë është. E shkruajta këtë këngë sepse e di se sa të jemi mbi Tokë, do të mbajmë duart e njëri-tjetrit, përgjatë çdo loti, çdo ulje dhe ngritje, çdo testi. Ja premtuam njëri-tjetrit këtë në dasmën tonë 7 vite më parë, dhe çdo gjë që kemi kaluar e ka bërë atë premtim më domethënës. Dashuria jonë do mbijetojë. Ne nuk do të thyhemi kurrë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, lulet dhe mbështetjen.

Këto postime janë shpërndarë edhe nga Chrissy në Instagram, e cila ka shkruar: “Po qëndrojmë në heshtje, por jemi mirë. Ju dua të gjithëve!” Ky është reagimi i parë i saj pas ngjarjes tragjike.

Teigen ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur edhe një emër pasi do ta quante Jack, por hemorragjia fatkeqësisht i mori jetën të voglit.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Chrissy në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foto shpirt copëtuese me vogëlushin e pajetë në krahë, teksa vajtonte me bashkëshortin.

Share With:
Translate »
245 Views