Jeni shtatzënë? Urime! Ja temat që duhen diskutuar me mjekun në takimin e parë

Sapo merrni vesh për shtatzëninë tuaj, një takim me mjekun do t’ju bënte të ndiheshit më e sigurt dhe do t’ju orientonte për stilin tuaj të jetesës dhe mbarëvajtjen e shtatzënisë për 9 muajit e ardhshëm. Por në takimin e parë, nuk duhet vetëm të dëgjoni mjekun…është e rëndësishme të diskutoni edhe disa probleme sidomos nëse keni alergji apo sëmundje të trashëguara familjare.

Gjatë diskutimit me mjekun, ka shumë mundësi që të flisni për temat e mëposhtme:

-Detaje të shtatzënive të mëparshme.

-Kohëzgjatja tipike mes periodave.

-Dita e parë e ciklit të fundit menstrual.

-Përdorimi i kontraceptivëve.

-Barnat me recetë apo pa recetë, që po përdorni.

-Alergjitë që keni.

-Sëmundjet që mund të keni pasur apo që keni aktualisht.

-Operacione të mëparshme, nëse keni bërë.

-Mjedisi i punës.

-Mënyra e jetesës, si: gjimnastika, ushqyerja, pirja e duhanit apo duhanpirja pasive, si dhe përdorimi i pijeve alkoolike apo drogave.

-Rreziku nga sëmundjet që transmetohen në rrugë seksuale, në rast se ju apo partneri jeni në një lidhje të hapur.

-Sëmundjet aktuale apo të shkuara shëndetësore, si diabeti: tensioni i lartë, lupusi apo depresioni, në familjen tuaj apo të partnerit.

-Historiku familjar shëndetësor i të dyja palëve, për foshnja të lindura me anomali apo sëmundje gjenetike.

-Detaje nga ambienti familjar, nëse ndiheni e sigurt dhe nëse keni mbështetjen e duhur në shtëpi.

Share With:
Translate »
122 Views