Si ra në pranga 34-vjeçari shqiptar: Bëhej shok me fëmijët dhe pastaj i kërcënonte duke…

Joshte fëmijët dhe më pas i zhvaste duke i kërcënuar se do u tregonte prindërve nëse nuk i jepnin para. Në këtë mënyrë ka rënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Latina-s. Ndaj të riut, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, rëndojnë akuzat e zhvatjes dhe akteve të përndjekjes ndaj miturve.

I arrestuari njihej me viktimat e tij nëpërmjet disa platformave sociale për miqësi të reja. Sapo afrohej me minorenët niste ferri. Ai i kërcënonte se do u bënte publik homoseksualitetin, duke u kërkuar në këmbim të heshtjes para.

Hetimet nisën pas denoncimit të një 16-vjeçari. Ai i kishte dhënë shqiptarit deri në 2700 Euro për shkak të këtyre kërcënimeve. Këto para i kishte shkarkuar nga llogaria bankare e të ëmës, e që kjo e fundit nuk ia kishte idenë.

Në momentin që i riu mendoi se shpëtoi nga makthi ku ishte futu, në ËhatsApp i erdhi një mesazh tjetër nga shqiptari, i cili kërkonte sërish para.

Në këtë pikë, ai vendosi të zbulonte gjithçka në Policinë e Shtetit. Nga hetimet u zbulua se shqiptari ishte përgjegjës për përdorimin e një numri telefoni në emër të një djali tjetër të cilin e kishte detyruar të paguante në disa faza 10 mijë Euro.

34-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Frosinone-s dhe pritet që së shpejti të dalë para gjykatës.

Share With:
Translate »
266 Views