Jennifer Lawrence duket e mahnitshme në premierën e “Don’T Look Up”, tregon barkun e rrumbullakosur teksa pret të bëhet nënë për herë të parë

Jennifer Lawrence ka mahnitur me paraqitjen e fundit, kur parakaloi në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj “Don’t Look Up”

Nëna e ardhshme, tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan të gjatë ngjyrë ari në premierën e mbushur me yje në New York, të dielën.

Aktorja, e cila gjithashtu pozoi me aktorin Leonardo DiCaprio në këtë event, kaloi në tapetin e kuq me një fustan nga Dior, të kompletuar me mëngë pelerine gjysmë të tejdukshme. Ajo e aksesoi pamjen e saj mahnitës me bizhuteritë “Tiffany & Co” dhe la flokët e saj të tërhequr prapa.

Foto: FilmMagic

Në një kopertinë për numrin e dhjetorit të “Vanity Fair”, Laërence foli për fëmijën e saj dhe për kufijtë që ajo po vendos si nënë.

Fituesja e “Oscar”, e cila aktualisht është  në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin  Cooke Maroney , tha se ndërsa është “mirënjohëse dhe e emocionuar” për t’u bërë nënë, ajo dëshiron ta mbajë fëmijën e saj larg vëmendjes, shkruan People.

Foto: FilmMagic

“Nëse unë do të isha në një darkë dhe dikush do të thoshte: “Oh, zot, ti po pret një fëmijë”, nuk do të thosha, “Zot, nuk mund të flas për këtë. Largohu nga unë. , ti psikopat!’ Por çdo instinkt në trupin tim dëshiron të mbrojë privatësinë e tyre, aq sa mundem unë”, shpjegoi ajo.

Përfaqësuesi i aktores  konfirmoi për People në shtator se Laërence dhe Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Një burim i afërt me aktoren i  tha më parë se ajo po “pret me padurim” të bëhet nënë. /Telegraf/

Foto: Getty

Share With:
Translate »
167 Views