Jennifer Lopez e paska kaluar halloween-in me Ben, ish gruan e tij dhe fëmijët e tyre
Një familje e madhe në harmoni të plotë! Sipas ‘Page Six’, Jennifer Garner e ka kaluar Halloween-in e këtij viti bashkë me Jennifer Lopez, Ben dhe fëmijët e tyre. Burime të ngushta pranë çiftit, kanë zbuluar për mediat se ata janë në harmoni të plotë dhe prania e njëri-tjetrit i gëzon pa masë. Madje paparacët e kanë fotografuar familjen e madhe teksa ecte në rrugët e lagjes së tyre. Garner duket se është shumë e lumtur për Ben dhe nuk ka aspak probleme me partneren e tij të re, madje fëmijët ja beson lehtësisht.