Kjo vajzë 9 vjeçe është heroina e familjes. Si i shpëtoi të gjithë nga vdekja vetëm falë shkathtësisë në teknologji

Një 9-vjeçare është heroina e familjes së saj. Shpëtoi nga vdekja veten dhe dy prindërit gati të asfiksuar.

Ngjarja ka ndodhur në Brockton, Massachusetts.

Jayline Barbosa Brandão ishte në shtrat më 28 tetor kur dëgjoi babain e saj duke bërtitur. Vrapoi dhe e gjeti nënën pa ndjenja, babain që ra përtokë gjithashtu. Të dy prindërit po asfiksoheshin nga monoksidi i karbonit. Pa ngjyrë, pa erë, por që po i merrte prindërit.

9-vjeçarja nuk u dorëzua, por rrëmbeu telefonin e babait të saj, për të telefonuar 911-n.

iPhone ishte i kyçur, por ajo ia vuri përballë fytyrës së babait për ta zhbllokuar duke përdorur ID-në e fytyrës. Ja pra, brezi i ri dhe ekspertiza e tyre në teknologji.

Nëna e saj, Marcelina Brandão, tregon për CNN se vajza e saj më pas mori motrën 7-vjeçare për dore dhe vrapoi të kërkonte ndihmë nga një fqinj.

Brandão tregoi se familja kishte qenë pa energji për rreth tre ditë pas stuhisë dhe kishte marrë hua një gjenerator që për pak i vrau.

Si?

Pasi e kishin vënë në punë dhe bënte shumë zhurmë. E kishin fikur dhe e kishin futur në shtëpi për ta mos ia marrë njeri. Ky ishte momenti kur edhe gazi ka rrjedhur.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik këshillon që gjeneratori rezervë të mbahet të paktën 20 metra larg dyerve dhe dritareve të shtëpisë dhe të kenë detektorë të monoksidit të karbonit.

Brandão tregon sesi në fillim nuk e kuptoi çfarë po ndodhte. Ajo kishte menduar se ishte migrenë, pasi kishte dhimbje koke, përzierje dhe marrje mendsh.

Tani janë mirë të gjithë dhe të lumtur që vajza e tyre i shpëtoi nga i situatë që mund të përfundonte në tragjedi.

Share With:
Translate »
150 Views