Jeta e Princ George në rrezik
Një grua 40-vjeçare është arrestuar me dyshimin e përpjekjes për të hyrë në shkollën e Princit George. Policia u thirr në shkollën Thomas ‘Battersea pasi një individ fitoi akses në ambientet e shkollës. Gruaja e arrestuar u dërgua në një stacion të policisë në Londër, ku ajo mbetet në paraburgim. Zyrtarë të policisë u shprehën se janë në bisedime me shkollën e cila ndiqet nga Princi George, për të shqyrtuar rregullat e saj të sigurisë, pas incidentit. Policia është pjesë e marrëveshjes të sigurisë mbrojtëse për Princin, teksa shkolla për ndërtimin e sigurisë së saj. Një zëdhënëse për Kensington Palace tha për MailOnline: “Ne jemi të vetëdijshëm për incidentin, por nuk mund të komentojmë më tej”.