Joeli 5-vjeç dhe kartolina e bukur me familjen 4-anëtarshe

Në familjen e Amit dhe Ermalit ka qenë një ditë e veçantë, pasi vogëlushi Joel feston 5-vjetorin e lindjes. Mami Amarda dhe babi Ermali si drejtues të një kompanie eventesh janë kujdesur që në ditëlindjen e të birit çdo detaj të jetë i kuruar. Ata kanë organizuar një mbrëmje të bukur me tematikë ‘Astronautët’. Torta dhe ambienti i janë përshtatur zgjedhjes së bërë nga Joeli, i cili me siguri ka shprehur dëshirën për të festuar në ‘hapësirë’.

Kujtojmë se Ami dhe Ermali këtë vit kanë festuar si 4 anëtarë, pas ardhjes në jetë të Sias disa muaj më parë dhe ky është portreti më i bukur familjar që kanë, me siguri.

Share With:
Translate »
1365 Views