Xheni Karaj: S’jemi vampirë që të kthejmë fëmijët në gay

Debat të madh ka pasur gjatë ditëve të fundit në media dhe jo vetëm, sa i takon orëve të hapura dhe takimeve në shkolla me adoleshentët dhe nxënësit e gjimnazeve, me përfaqësuesit e komunitetit LGBT.

Shumë prindër janë kundër, e madje, një qëndrim të ashpër kanë mbajtur edhe disa analistë e opinionistë në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme, aktivistja e LGBT-së, Xheni Karaj ka treguar detaje se si funksionojnë këto orë informuese.

Ajo u shpreh:

Gjëja e parë që bëj është i pyes nëse duan të qëndrojnë gjatë seancës informuese. Them  “ata persona që nuk duan të jenë pjesë e këtij diskutimi, mund të largohen dhe qëndrojnë ata që kanë interes”. Ka pasur 2-3 raste që janë larguar 1-2 persona, pro kryesisht kanë qëndruar dhe ato që mund të mos kenë qenë pro. Dhe e kanë thënë madje, gjatë diskutimit”.

Duke vijuar më tej ligjëratën e saj, Xheni tha me indinjatë:

Nuk po bëjmë ndonjë kataklizëm. Nuk po sjellim apokalipsin. Nuk jemi vampirë t’i shndërrojmë fëmijët në gay dhe nuk kemi interes t’i shndërrojmë në gay. Jemi mjaftueshëm kaq sa jemi”.

Share With:
Translate »
879 Views