Mimikat e Kate teksa provon pijen tradicionale suedeze janë epike

Kate Middleton dhe princi William po zhvillojnë një tur në Suedi, dhe fotot e tyre gjatë kësaj vizite po bëjnë xhiron në rrjetet sociale. Në fakt Princi duhet ta pranojë, se kudo vëmendjen e merr Dukesha. Kate përveç pamjes dhe veshjeve të saj, që janë gjithmonë mjaft të komentuara, ndonjëherë ajo përflitet edhe për mimikat që bën gjatë tureve në vende të ndryshme të botës, ose kudo ku ajo ndodhet.

Kësaj radhe Kate është fotografuar teksa provonte pijen tradicionale suedeze. Ndoshta edhe për shkak të shtatzënisë, por Kate nuk e ka pëlqyer shumë këtë pije, dhe ka bërë mimika vërtet komike teksa e pinte…

Share With:
Translate »
873 Views