Jonida u rikthye në ekran 2 muaj pas lindjes dhe duket WOW!!!

Jonida Vokshi është një nga moderatoret më të bukura dhe më me stil të ekranit dhe vazhdimisht na mahnit me paraqitjet e saj, teksa së fundmi shfaqet më në formë se kurrë.

Vetëm dy muaj pasi solli në jetën fëmijën e saj të dytë, djalin Ian, mami Jonida na la me gojë hapur teksa postoi disa foto në instagramin e saj pak orë më parë. E veshur me një fustan të shkurtër, ngjitur pas trupit, në ngjyrë vjollcë, Jonida mori krejtësisht vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social instagram.

Sigurisht që krah fotove të postuara nuk kanë munguar komentet për formën e shkëlqyer fizike të mami Jonidës zinin pjesën më të madhe në postin e saj.

Barku i sheshtë, këmbët e holla e të tonifikuara dhe portreti i mprehtë nuk tregojnë më shumë se një çupelinë tek të 20-tat (Jonida bën 38 vjeç).

Jonida u bë nënë për herë të dytë më 26 qershor 2023 teksa familjes Krapi-Vokshi ju shtua i vogli Ian.

Këtë sezon Jonida Vokshi do të jetë sërish në ekran si moderatore e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova që pritet të nisë pas disa javësh.

 

Share With:
Translate »
59 Views