Vajza me sëmundje të rrallë po kurohet në Romë, babai kërkon një vend për strehim

Një apel i fortë për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një baba iu lutet shqiptarëve që ta ndihmojnë në hallin që ka pasi nuk di kujt t’i drejtohet. Ai thotë se vajza e tij 6-vjeçare vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe tani ndodhet në Romë, Itali për kurim.

Por gjatë këtij kurimi, ai nuk ka ku të qëndrojë prandaj kërkon ndihmë nga shqiptarët që jetojnë pranë spitalit “Bambino Gesù” në Romë.

Ai kërkon një strehë ku mund të qëndrojë gjatë kurimit të vajzës pasi nuk ka asnjë njeri të afërm në këtë vend.

APELI:

Prsh..ju lutem me ndihmoni dhe nxirreni ne faqen tuaj.. Dua ti bej thirrje te gjithe shqipetareve qe jetojne ne Rome Afer Spitalit Banbino Zhezu..te me ndihmojne per ndonje shtepi Kam nje vajze 6 vjece me nje semundje shum te rralle ne bote..dhe me duhet te qendroj ca kohe ne itali per kurim Po nk kam njeri atje dhe nk di kujt ti drejtohem

Share With:
Translate »
118 Views