Julia Roberts paska një pasion kaq të veçantë për Krishtlindje

Është një ndër aktoret më të suksesshme hollivudiane dhe botërore, me shumë çmime të fituara dhe filma të paharrueshëm të realizuar. E si mund të harrohet “Pretty Woman”, apo “Steel Magnolias”.

Por, përtej aktores, Julia Roberts është grua dhe nënë, siç shprehet aktorja, në fund të fundit si gjithë të tjerat, me të mirat dhe të këqijat e veta.

Gjatë një interviste, aktorja zbuloi dhe se cila është periudha e saj e preferuar e vitit dhe pasionin interesant që ka.

“E adhuroj krishtlindjen në shtëpinë tonë. Është e ngrohtë, e dashur, me pemën, zbukurimet, gatimet sfilitëse dhe ngrëniet pa fund. Është e mrekullueshme. Më pëlqen të thur me shtiza shalle dhe çorape, si dikur gjyshet. Ua dhuroj njerëzve të dashur për festa. Më pëlqen kjo traditë. Më pëlqen gjithashtu të mendoj se kur fëmijët të rriten do të sjellin në shtëpi shoqërinë dhe ta festojnë të gjithë bashkë”.

Share With:
Translate »
609 Views