Julka Gramo: Teknologjia i dëmton fëmijët, por unë ia bëj hallall

Kemi lexuar dhe vazhdojmë ende të përballemi me lajme që tregojnë se sa dëm na bën të gjithëve teknologjia. Megjithë të këqijat që ka e që s`mund t`i mohojmë, ka edhe të mira. Si i thonë fjalës, t`i kesh inatin, por t`i falësh hakun. Julka Gramo për shembull është zgjuar e surprizuar. Në fund të etores së të birit ka gjetur të shkruar tekstin e një kënge anglisht. Dhe me të drejtë, është e habitshme se si vetëm duke e dëgjuar, një fëmijë i vogël mund ta perceptojë aq mirë. Ndaj gjithë të këqijat që zhvillimi i teknologjisë sjellë, Julka ia bën hallall.

“I’m shocked. Pasi përfunduam detyrat pashë që Ian kish shkruar këtë në fund të fletores me siguri në shkollë. Po si mund të shkruajë fëmija tekstin anglisht të një kënge që thjesht e ka dëgjuar (dhe vetëm dje unë e dëgjova për herë të parë dhe kuptova se i kish mësuar pothuajse gjithë tekstin)? Mund ta shajmë teknologjinë sa të duam, e di që bën tmerrësisht keq, por kur shoh se si im bir ka fituar një gjuhë vetëm nga to ia bëj hallall”, e mbyll ajo postimin.

Share With:
Translate »
1156 Views