Ka 500 mln $ pasuri, por Beyonce dhe Blue Ivy fotografohet duke gjurmuar ofertat

Beyonce provoi se i pëlqen të blejë me ulje dhe të kapë artikuj me ofertë, pasi u fotografua bashkë me vajzën e saj Ivy në dyqanin Target në Los Anxhelos gjatë fundjavës.

Me një vlerë neto të vlerësuar prej 500 milionë dollarë pasuri, është e drejtë të thuhet se këngëtarja nuk i shpenzon paratë pa masë.

Ajo u fotografua në një dyqan të njohur për uljet e tij të përhershme, me një karrocë të mbushur me artikuj të ndryshëm.

Natyrisht, nuk është hera e parë që ylli është pikasur në një dyqan të tillë. Hera e fundit që Beyonce po kursente ishte në dhjetor, kur po bënte pazaret e Krishtlindjeve.

Nëna e tre fëmijëve – burri i së cilës, Jay-Z ka një vlerë neto prej 900 milionë dollarë  – ishte përsëri në shoqërinë e vajzës së saj të adhurueshme, me  të cilën iu bashkuan më pas gjyshja Tina Knowles.

Këto foto u realizuan pas më shumë se një jave, pasi Blue dëshmoi se e njeh botën e artit, ndërsa ofroi 19 mijë dollarë gjatë ankandit të drejtpërdrejtë Gala në WACO Theater Center në Los Anxhelos.

Share With:
Translate »
597 Views