“Ka qenë grua e fortë dhe pozitive dhe nënë e përkushtua/ Vrasja e Liridona Ademajt, reagon vëllai i saj

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë duke thënë se motra e tij ishte një grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.


Ademaj u shpreh se familja e tij kërkon drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime dhe se kriminelët duhet të kalben në burg.

Ai shtoi se shpreson që institucionet do të lejojnë familjen e tij të rikthejë trupin e të motrës në vendlindje, pasi ajo u varros fillimisht pranë banesës së familjes së të shoqit, Naim Murseli, përgjegjës për vrasjen.

Reagimi i plotë

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

Share With:
Translate »
49 Views