Zbulohet arsyeja pse Naimi e vrau bashkëshorten!

Opinioni publik vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt. Burri i saj, Naim Murseli dyshohet se qëndron prapa kësaj vrasje makabre mbrëmjen e së mërkurës.

Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Murseli thuhet se ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese.

Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen e krimit, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

Share With:
Translate »
40 Views