“Kam dhënë deklaratë që të mos adoptohet”, rrëfehet mes dhimbjes mamaja biologjike e Holtës

Jorgjia ishte një vajzë shumë e re në moshë kur u dashurua me një person me të cilin nuk u kurorëzua as pasi mësoi se ishte shtatëzënë. Në rrethana të tilla ajo u detyrua t’a lërë vajzën e saj Rozeta në shtëpinë e fëmijës në Vlorë 53 vite më parë. E pa pak herë deri në moshën 3 vjeçare e më pas i thanë se vajza kishte vdekur. E kërkoi gjithë jetën me ndjesinë e fortë prej nëne se vajza e saj jetonte diku por nuk e gjeti dot… Po Holta si do reagojë nga rrëfimi i nënës?

Jorgjia: Kam dhe një fëmijë, gjithë jetën e kam pasur një të shkuar të hidhur. Kam qenë e fejuar, u ndamë. Me atë lindëm një vajzë.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza?

Jorgjia: Rozeta.

Ardit Gjebrea: Po ai, babai apo nuk do të ia thuash fare?

Jorgjia: Fare. Unë jam rritur pa nënë. Mamaja më ka lënë 13 vjeçe dhe kam rritur 5 motra dhe vëllezër dhe babai 6. Fatkeqësia shkon te fukarenjtë.

Ardit Gjebrea: Ti u dashurove me këtë djalin?

Jorgjia: Po.

Ardit Gjebrea: Po ai e di që ka një vajzë?

Jorgjia: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Domethënë ti u ndave me atë kur ishe shtatzënë apo çfarë? A e mori vesh ai që ishe shtatzënë?

Jorgjia: Po.

Ardit Gjebrea: A ishte ai prezent në momentin që e linde vajzën?

Jorgjia: Jo, mua më ka ndihmuar atëherë ndërmarrja, u kujdes për mua.

Ardit Gjebrea: Po a ishit të fejuar?

Jorgjia: Me celebrim jo.

Ardit Gjebrea: Po familja e dinte?

Jorgjia: Babai u dëshpërua shumë kur u ndava dhe kur linda.

Ardit Gjebrea: Të shkoi ndërmend që ta adoptosh?

Jorgjia: Jo, e doja këtë fëmijë. E doja dhe kur e kam lënë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, e kam ushqyer 9 muaj, kam vajtur dhe kam dhënë deklaratë që të mos adoptohet sepse do të vinte një ditë që do ta merrja. Kur jam martuar, im shoq e di  dhe e ka kërkuar dhe vetë pa më thënë mua.

Ardit Gjebrea: Ti Rozetën e kërkoje në shtëpinë e fëmijës?

Jorgjia: Kur linda Alketën kam shkuar në Vlorë për ta vizuar, ishte 3 vjeçe.

Share With:
Translate »
143 Views