“Jeni të lirë të ktheheni në Shqipëri”, a do të pranojnë prindërit kërkesën e fëmijëve të tyre?

Dy motrat, Paola dhe Xhoana kanë thirrur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare” prindërit e tyre për të ju thënë që ata mund të kthehen nga Gjermania në Shqipëri pasi në vendin e tyre ata ndjehen më të lumtur. Por a do të pranojnë Maria dhe Kujtimi?

Paola: E dimë se ju e keni shumë problem Gjermaninë dhe kemi ardhur këtu për të ju thënë se jeni të lirshëm për t’u kthyer në Shqipëri se une dhe Marjo, Xhoin do ta kemi si sytë e ballit deri në momentin që ajo të stabilizohet në jetën e saj. Duam që ju të jeni të lumtur dhe të mos keni asnjë shqetësim tjetër, sidomos ti mami që e ke harruar shëndetin tënd.

Xhoana: Mami, babi, ju e dini sa ju dua, kështu që unë kam një kërkesë për ju që të ktheheni në Shqipëri ngaqë jeni më të lumtur këtu. Edhe unë do të kthehem me ju.

Maria: Jo, zemra e mamit.

Ardit Gjebrea: Pse nuk doni që të kthehet në Shqipëri?

Kujtimi: Të vazhdojë rrugën e saj sepse e ka lënë në gjysëm.

Maria: Nuk u lëmë dot vetëm zemra e mamit. Të shohim sepse ju rrugën e keni përpara.

Kujtimi: Atëherë na del që ta lëmë Xhoanën në rrugë.

Maria: Ne do të ecim të gjithë bashkë derisa të mundemi.

Share With:
Translate »
105 Views