“Kam vënë bark unë?”, gazetarja rrëfen rastin e djalit 8-vjeçar: Filloi të mos ushqehej, donte të dukej bukur

Emisioni “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë i fokusuar këtë të mërkurë tek hiperseksualizimi i fëmijëve dhe pasojat që mbart.

Sociologia, Marsi Simo, shpjegon gjatë programit se hiperseksualizimi ndikon edhe në imazhin e të vegjëlve. Sipas saj, ata mund të rriten me idenë që duhen të jenë perfektë dhe të nisin dieta të ndryshme që në vogëli.


Jonida Mukja: Unë kam një rast për këtë. Në fakt kjo nuk ndodh vetëm me vajza. Duke patur një kohë shumë të ngjeshur… gazetaria e terrenit të gjithë e dimë, ka një kohë shumë të ngjeshur edhe është pa një orar të caktuar. Shpeshherë, jo shpeshherë, por gjithmonë më është dashur që unë tim bir ta marrë me vete. Qoftë në ambiente pune, qoftë në organizime ndoshta me kolegë të mitë. Ka pasur raste që e kam marrë edhe në palestër djalin tim. Kuptova që, pa e vënë re shumë, djali im filloi që të mos ushqehej më, të mos hante bukën. Eliminoi totalisht bukën, eliminoi brumërat dhe herë pas here më thoshte: “Mami kam vënë pak bark unë? Të peshohem pak sa kile kam vajtur”. Më hante vetëm perimet pa bukë, brumëra jo, makaronën fare, madje më eliminoi dhe të verdhën e vezës sepse në shkollë kishte mësuar, që e verdha e vezës nuk është e shëndetshme dhe e bardha është më e mirë. Nuk ka shumë kohë që është bindur, që është më mirë ta hash edhe të verdhën edhe të bardhën sepse ajo është më e shëndetshme, ka dhe më shumë vitamina. Pra, kjo gjëja nuk ndodh vetëm me vajzat. Unë e vë re edhe tek djemtë, herë pas here ka disa…

Agida Koçi: A ta tha arsyen përse ishte duke bërë këtë regjim ushqimor?

Jonida Mukja: Thjesht do të duket bukur. Jo, do të duket bukur.

Share With:
Translate »
91 Views