Kamëz, humb jetën 15-vjeçari nga një aksident automobilistik

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, në rrugën “Donald Trump.
Një makinë e cila drejtohej nga një fëmijë 15-vjeҫ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy shtylla. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 15-vjeҫar dhe dy të fëmijë të tjerë janë plagosur rëndë.

“Më datë 17.09.2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).

Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.”,-njofton policia.

Share With:
Translate »
656 Views