Nëna u përgatiti ushqimin për në shkollë dhe u shkaktoi vdekjen me gabimin e saj
Kjo është historia e Josefinës, e cila falë një gabimi, humbi dy fëmijët e saj. Duke qenë se fëmijët e saj, Agusti (8 vjeç) dhe Maria (6 vjeç) nuk hanin mëngjes në shkollë, ajo ua përgatiste në shtëpi.
Një ditë u zgjua herët dhe vendosi të përgatiste një mëngjes të shëndetshëm për fëmijët e saj. Shkoi në treg për të marrë ushqime të freskëta. Bëri disa tortija me vezë dhe proshutë, si dhe shërbeu lëng portokalli.
2 orë më vonë pasi i kishte dërguar fëmijët në shkollë, mori një mesazh tronditës. Fëmijët e saj ishin rrugës për në spital. Sipas mjekut, fëmijët ishin në gjendje të keqe dhe nuk mund t’i kontrollonte dot ethet e tyre, për shkak të një bakteri të quajtur salmonelë.
Pas disa testeve, mjeku arriti në përfundimin se bakteri ishte marrë nga fëmijët që në mëngjes, nga telefoni i nënës. Ajo kishte përdorur telefonin gjatë kohës që gatuante. Fëmijët e saj vdiqën fatkeqësisht.
Ndaj jini të kujdesshëm të shmangni këto gjëra që rrezikojnë shëndetin e familjarëve tuaj. Hiqni dorë nga telefoni kur gatuani. Ai përmban baktere që përfundojnë në ushqime dhe kanë pasoja fatale për shëndetin.