Kate bën daljen e fundit në publik para lindjes

Pritjes së ëmbël po i vjen fundit. Data e fundit e caktuar nga mjekët është 23 prilli, ndaj kjo ishte dalja e fundit në publik deri sa të lindë. Kate zgjodhi një xhaketë të gjatë, të bardhë dhe xhinse të errëta. Ato që nuk munguan edhe këtë herë si në çdo shfaqje të këtyre 8 muajve ishin takat.

Kate nuk doli asnjëherë me këpucë të sheshta pavarësisht se sa të vështirë mund ta ketë pasur. Këtë herë i veshi të zeza, kamosh. Dhe përtej veshjes, e cila ishte burim frymëzimi përgjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, diçka tjetër vlen të përmendet. Në këmbë, në krahë dhe në fytyrë, a duket Kate që është në muajin e tetë?

Share With:
Translate »
679 Views