Zbulohet skenografia e “MasterChef Junior”, ja fotot!

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e garës së gatimit “MasterChef Junior” në ekranin e RTSH-së. Tashmë detajet e para kanë nisur të zbulohen nga ky konkurs ku në fokus do të jetë gara në kulinari e fëmijëve të moshës nga 8 deri në 14 vjeç

Një element mjaft interesant është padyshim edhe skenografia, e cila është përshtatur me fëmijët, por pa dalë nga kornizat e përcaktuara nga paketa e “Endemol-Shine” dhënë ekskluzivisht për RTSH. Nga fotot e siguruara shohim se mbizotëron shumëllojshmëria e ngjyrave të përshtatura për natyrën e fëmijëve.

Skenografia ka ardhur nën kujdesin e Redjan Prenit, ndërkohë që çdo pajisje e punës apo edhe vendet ku do të gatuajnë fëmijët janë në të njëjtin standard me ato të “MasterChef” për të rritur sipas rregullave strikte të përcaktuara nga patenta.

“MasterChef Junior” do të nisë të martën e datës 27 në orën 20:35 në ekranin e RTSH duke ju shoqëruar për 12 javë derisa të shpallet fituesi i kësaj gare të veçantë dhe plot surpriza.

Share With:
Translate »
1082 Views