Kate Middleton mbështetja më e madhe e Meghan Markle, i qëndron pranë në momentet më të vështira

Sa herë që babai i Meghan Markle flet në media për të bijën e tij, duket se mes tyre krijohet më shumë distancë. Këto kohët e fundit Meghan është ndjerë shumë keq, për shkak të gjithë fjalëve që familjarët e saj kanë drejtuar kundrejt saj. Megjithatë ka gjithmonë një person që i qëndron pranë dhe mundohet që ta mbështesë sa më shumë Dukeshën e Sussex. ‘Vanity Fair’ ka zbuluar se Kate e di se sa periudhë të vështirë Meghan po kalon dhe prandaj ajo kujdeset që të tregohet gjithmonë e mirë me të.

“Familja e saj ka thënë shumë gjëra në media dhe Kate di që kjo nuk është aspak e sjellshme”, – ka thënë një burim për ‘Vanity Fair’. Pavarësisht se Kate është shumë e zënë me tre fëmijët e saj, mundohet që të paktën njëherë në javë të takohet me Meghan. Duket se dy Dukeshat kanë filluar të krijojnë një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Përveç mbështetjes ato ndajnë të njëjtën dashuri për çokollatat, qentë dhe tenisin. Gjithashtu Kate i ka sugjeruar Meghan disa nga dizajnerat më të mirë anglezë për veshjet.

Share With:
Translate »
670 Views