Kate Middleton nënë për herë të tretë, por pallton e ka që nga shtatzania e parë!

Mund të ketë qenë një ditë e ftohtë në Londër, pasi Dukesha e Cambridge-it ishte e mbështjellë në një pallto me tonalitet krem në të bardhë, për të mbaruar detyrat e saj mbretërore.

Kate kishte veshur një pallto “Redgrave, Goat”, për të vizituar Qendrën Hornsey Road Children’s në Londrën Veriore, për të folur për problemet e nënave, një shoqatë bamirësie kjo e Mbretëreshës.

Kate Middleton visits Child Bereavement UK

Ajo kishte veshur çizmet e gjata të zeza Russell & Bromley/Stuart Weitzman HALFNHALF, geta dhe një çantë Mulberry Baysater. Rrethi Kiki McDonough me diamantë dhe vathët me perla të Annoushkës që e plotësonin veshjen për mrekulli.

Fillimisht, dukesha e ka veshur këtë pallto në vitin 2013 kur ishe shtatzënë me Princ George-in.

Palltoja kushton 600 paund dhe është akoma pjesë e koleksionit si dhe ka një shumëllojshmëri ngjyrash. Stili në linjë A është përfekt për zonjat që duan të fshehin me delikatesë barkun, gjithashtu Zara Phillips ka të njëjtin version të palltos./Përshtati për Shije.al, Argita Kallëmbi.

Share With:
Translate »
1268 Views