Të vishesh me stil edhe në muajt e fundit të shtatzanisë, jua thotë Zaimina

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Bukuroshja do të sjellë në jetë një vajzë që me siguri do të jetë e bukur si e ëma.

Zaimina edhe pse në pritje të ëmbël, mesa kemi parë përmes fotove të ndryshme në Instagram vazhdon punën dhe nuk është “përkëdhelur” ende duke qëndruar vetëm në shtëpi.

Gjithsesi sot këngëtarja ka publikuar një foto, ku shfaqet në makinë e veshur me mjaft stil. Mami i ardhshëm ka veshur një bluzë të kuqe të trashë, që e ka edhe si fustan.

Në këmbë ka veshur një palë atlete Gucci, për të qenë sa më rehat në këto ditë të fundit të shtatzënisë. Juve si ju duket Zaimina shtatzënë?

Ride with me, boss 😏

A post shared by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

Share With:
Translate »
1014 Views