Kate Middleton të lindë sa fëmijë të dojë, princesha Charlotte e ka siguruar fronin e saj

Ardhja e një fëmijë të tretë të princit William dhe Kate Middleton pranverën e ardhshme, jo vetëm që do ta bëjë princeshën dyvjeçare Charlotte motër të madhe, por ndoshta edhe fëmijën më të famshëm në botë. Edhe pse do t’i duhet të luftojë shumë për vëmendjen e prindërve të saj, sapo të vijë në jetë vëllai më i vogël, Charlotte ndoshta do të jetë e lumtur, sepse falë një ndryshimi të sundimit mbretëror, fëmija që vjen në jetë nuk mund t’ia zërë dot fronin.

Sipas Aktit të Vendosjes të vitit 1701, të gjithë vëllezërit lejoheshin të vendoseshin para motrave në radhën e trashëgimisë, pavarësisht kohës kur lindnin. Pra, do të thotë që edhe nëse një vajzë ka lindur para, ardhja e vëllait të saj më të vogël e zhvendos menjëherë poshtë listës.

Shembull si ky është Princesha Anne, e cila është vajza e dytë dhe e vetme e Mbretëreshës Elizabeth II. Anne ishte e treta në radhë për fronin, por pasi nëna e saj, Princesha Elizabeth solli në jetë Princin Andrew dhe Edward pas saj, Anne u rendit e pesta në radhë.

Por në prill të vitit 2013 pati një ndryshim nga Seksioni i Aktit të Kurorës, i cili u miratua dhe u zyrtarizua në mars të vitit 2015 – vetëm dy muaj para lindjes së Charlotte.

Ky ndryshim kishte të bënte pikërisht me vajzat mbretërore – që do të ruajnë pozitën e tyre në radhën e trashëgimisë, pavarësisht nga ndonjë vëlla që lind pas tyre. Ky rregull zbatohet për të gjithë fëmijët e lindur pas 28 tetorit 2011. Kjo do të thotë që edhe Charlotte, vendi i katërt në radhë për fronin mbretëror (pas gjyshit, babait dhe vëllait të madh, Princi George) është i sigurt, edhe nëse vëllai i saj i vogël është një djalë. Foshnja e re e Cambridge do të jetë e pesta në radhë, ndërsa princi Harry do të jetë i gjashti.

Princesha Charlotte do të mbetet e katërta në radhë për fronin britanik, pavarësisht se sa fëmijë të tjerë mund të lindin Will dhe Kate. Të vetmit njerëz që janë të sigurt që do “t’i pengojnë” asaj rrugën drejt fronit janë fëmijët e ardhshëm të vëllait të saj George, të cilët, pavarësisht gjinisë së tyre, do të vendosen në radhën e fronit para saj.

Share With:
Translate »
1152 Views