Kate Middleton u jep fund teorive konspirative për shëndetin e saj, shfaqet në publik krah Princit William (FOTO)

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, i është rikthyer jetës së përditshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu disa javë më parë. 42-vjeçarja u pa duke hyrë në një dyqan ferme së bashku me Princin William, që ndodhet afër shtëpisë së tyre në Adelaide.

Sipas njerëzve që e kishin parë, ajo dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme, teksa ecte krah bashkëshortit të saj.

Sipas “The Sun”, ka qenë një fundjavë e ngarkuar për Princeshën, pas lajmeve për fotografinë  e edituar, që u publikua më 8 mars, në Ditën e Gruas.

Edhe javët e fundit, memet dhe teoritë e konspiracionit kanë shkaktuar shqetësime dhe pyetje mbi gjendjen aktuale të Princeshës.

Spekulimet u intensifikuan më tej pikërisht pasi Pallati Kensington publikoi foton e edituar, për të cilën vetë Kate kërkoi falje.

Share With:
Translate »
44 Views