Kate:”Princi nuk ishte gati për tu bërë baba”

Atësia është një hap shumë i madh në jetën e djemve, sepse pasi një foshnjë vjen në jetë, ata nuk kanë më mundësi të sillen në mënyrë të papjekur, apo t’u shmangen përgjegjësive të tyre. Duhet të jenë rol model për fëmijët, në fund të fundit! Edhe princi William i Britanisë, ndër meshkujt më të pasur dhe me jetë më të rehatshme në botë, e kaloi këtë frikë. Të paktën, kështu ka thënë bashkëshortja e tij, Kate Middleton.Është e vështirë ta besosh këtë deklaratë, kur sheh familjen e tyre të lumtur, me djalin George 4 vjeç, dhe vajzën Charlotte, 2 vjeç. Kate Middleton është gjithashtu shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, që pritet të lindë në prill. Por në një event në qendrën e fëmijëve “Hornsey Road”, Kate është hapur me një baba, i cili po rriste i vetëm vajzën e tij 7-muajshe, duke i thënë se edhe William s’ndihej gati për rolin e babait dhe pati vështirësi në fillimet e tij. Me kalimin e kohës, princi nisi ta shijonte gjithnjë e më shumë rolin e tij të ri, duke dashur të ishte gjithmonë pranë fëmijëve, dhe të siguronte lumturinë më të madhe për ta. Ja pra, edhe princat janë njerëz si çdokush tjetër!

Share With:
Translate »
812 Views