Postimi i pazakontë që nuk e prisnim nga Blendi na bëri të reflektojmë

Blendi Fevziu ka bërë sot postimin që më pak prisnim prej tij, aq më tepër në mbrëmjen e së enjtes. Princi i vogël është një nga librat më të njohur në botë. I mbushur me shprehje që të kthejnë në fëmijëri…diku brenda vetes. “Të gjithë kanë qenë fëmijë, por vetëm pak e kujtojnë këtë”, thuhet te “Princi i vogël”. Kryevepra e Antoine de Saint-Exupéry është përkthyer në mbi 300 gjuhë përfshirë dhe shqip dhe është një nga librat më të fortë e më të brishtë njëherësh sikur autori të kishte derdhur shpirtin. Dhe nuk ka dyshim që ashtu ka bërë. Është pikërisht një shprehje nga ky libër që Blendi Fevziu ka postuar para pak minutash në faqen e tij. Është si të gjitha në këtë libër, një thënie kaq e brishtë, shpirtërore, e vërtetë dhe e sinqertë sa të befason kur e sheh në një profil të mbushur me pamje nga studiot, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet e pafunda të gazetarit.”Ky është sekreti im. Një sekret shumë i thjeshtë. Vetëm me zemër dikush mund të shohë drejt. Thelbësorja është e padukshme për syrin”, thuhet te Princi i vogël. Nuk e prisnim nga Fevziu të postonte një thënie si kjo, por mesa duket edhe të rriturit e suksesshëm si ai, kanë ende fëmijën brenda tyre dhe nuk i quajnë përralla fjalët e Princit të vogël.

 

Share With:
Translate »
698 Views