Ruajtja e sekretit familjar, i kushton shtrenjtë Kim-it

Kim Kardashian ka qenë e ftuar në Late Late Show mbrëmjen e shkuar, e nata nuk ka kaluar aq lehtë. Kim është pyetur për së dyti brenda kësaj jave mbi shtatzëninë e Kylie-t, edhe pse ende nuk kemi marrë një përgjigje. Në lojën Spill Your Guts, Kardashian i është dashur të zgjedhë mes alternativave “Po”, “Jo” ose në të kundërt i duhej të pinte një lëng të shtrydhur sardenjash.E mendoni se cilën zgjodhi? Lëngun e sardenjave! Menjëherë pasi e shijoi, e zbrazi në një enë, për të bërtitur më pas: “Dreq!”. Mes të qeshurash nga ana e moderatorit, Kim nuk e ka lënë me kaq. “Kam një darkë pas kësaj. Nuk e di si do shkoj. Uh, sa e shpifur!”, është shprehur Kardashian.

Por, Kim nuk e ka patur problem që të përgjigjet mbi të veshurat më keq për sa i përket motrave të saj. Kardashian ka thënë se edhe pse ndodh rrallë, Kylie dhe Kortney kanë qenë zgjedhjet e bashkëshortes së Kanye West. “Do të më vrasin”, ka thënë Kim, duke e lënë të hapur shtatzëninë e Kylie-t. Uh, situatë e lodhshme…

Share With:
Translate »
524 Views