Mami me 6 fëmijët, rrisin flokët 5.2 metër dhe i dhurojnë për bamirësi

Phoebe Kannisto është nënë e 6 fëmijëve. Andrea, 10 vjeç, është fëmija i madh i familjes. Ajo ka gjithashtu dy binjakë 8-vjeçarë të quajtur Silas dhe Emerson, trenjakët me emrat Herbie, Reed dhe Dexter dhe vajzën 2-vjeçare, Marah Taylor.

Ditën e hënë, familja shkoi në një sallon bukurie për të prerë flokët. Në total, mami me 6 fëmijët kishin 5.2 metër flokë që i dhuruan për fëmijët që i humbasin flokët nga kemioterapitë.

Kanniston tregon: “Para 3 vitesh, mikja ime humbi njërin prej binjakëve të saj, afërsisht në moshën  e binjakëve të mi, prej kancerit. Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të vogëlushit, 3 djemtë e mi të mëdhenj, dhuruan flokët në nder të tij. Që nga dhurimi i flokëve para dy vitesh, familja jonë vazhdon të preket nga kanceri. Është kudo. Fëmijët e mi duan të ndihmojnë dhe dhurimi i flokëve është mënyra e tyre.”


Edhe vetë Kanniston ka dhuruar flokë që kur ka qenë adoleshente. Dhurimi i fundit i flokëve të saj para këtij muaji ishte viti 2014. Fëmijët e mëdhenj dhuruan flokët në vitin 2015 ndërsa trenjakët për herë të parë këtë muaj. Ata pritën derisa t’iu rriten flokët në gjatësinë e minimumit për t’i dhuruar.
Vetëm vajza e vogël e familjes, vetëm 2 vjeç nuk kishte gjatësinë e duhur për të dhuruar flokët. Megjithatë nëna e saj e morri në sallonin e bukurisë që të shohë bamirësinë e vëllezërve të saj. Në këtë mënyrë ata bëhen një shembull për të.


Më tej Kanniston rrëfen se fëmijët e saj shpesh janë paragjykuar e tallur për flokët e tyre të gjatë. Shumë mbrëmje i kanë gdhirë mes lotësh dhe bisedash të gjata për shkak të sjelljeve të të tjerëve ndaj fëmijëve të saj. Por gjithsesi fëmijët janë të lumtur për atë që po bëjnë dhe tani po bëjnë llogaritë për rritjen e flokëve për t’i dhuruar sërish.

Përshtati: Kids’ Time

Share With:
Translate »
1689 Views