Prisni pak, Eneda dhe Erjoni nuk janë ndarë!

E mbani mend se çfarë zhurme mediatike bëri lajmi i ndarjes së Eneda Tarifës nga bashkëshorti Erjon Zaloshnja, apo më keq akoma, historia e trishtë e një gruaje shtatzënë të dhunuar nga i shoqit, kur Eneda e lexoi në një koncert bamirësie? U luajt me titujt e portaleve, duke lënë të kuptohet në pamje të parë se po tregonte historinë e saj personale. Kjo gjë (me shumë të drejtë) e ka shqetësuar Enedën, e cila s’ka duruar më dhe ka sjellë reagimin e saj të parë publik rreth kësaj çështje!

Në një status në instagram, ajo ka kërkuar të ndërrohen këta tituj abuziv, me të gjithë mirësjelljen e mundshme. Por ajo që na gëzoi pa masë ishte mënyra si shkroi për Erjonin.  Ajo në asnjë moment nuk e ka quajtur atë ish-bashkëshorti, duke na dhënë ndoshta sinjalin, se nëse ka patur ndonjë mosmarrveshje mes tyre, ajo tashmë është zgjidhur. Ajo e përshkruan atë si një njeri të qetë, të përkushtuar dhe intelektual. Mesa kuptojmë nga ky status gjithçka po shkon si duhet dhe jeta e çiftit i është rikthyer normalitetit, ose nëse po shpresojmë shumë, një duartrokitje për Enedën dhe gjithë qytetarinë që po tregon. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1148 Views