Këngëtarja për të vëllain që nuk jeton më: Festat pa ty, nuk janë më të njëjta!

Për familjen Dini pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Ergi Dini, festat nuk janë më njësoj. Kështu tregon këngëtarja Barbana Dini, në një postim në rrjetet sociale sot në ditën e Fitër Bajramit. Ajo shkruan se ikja e vëllait të saj nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në shpirtin e saj, të nënës dhe babait.

Këngëtarja për të vëllain që nuk jeton më:

“Qe diten qe u largove asnje dite,asnje feste nuk ka me kuptimin qe kishte!Eshte gjithmone nje vend bosh ne tavoline,dhe nje boshllek i jashtzakonshem ne shpirtrat tane!Ti i jepje kuptim dhe bukuri cdo gjeje,engjelli im!Je perjetesisht i gdhendur ne zemrat tona!”, shkruan këngëtarja shkodrane.

Ergi Dini humbi jetën nga një aksident me motor në moshën 22-vjeçare. Përplasja ishte fatale edhe për shokun e tij 21-vjeç.

Këngëtarja për të vëllain që nuk jeton më:

Ergi Dini ishte një këngëtar unik që hyri në treg pas fitores së çmimit të parë në “XFactor 3”. Projektet e tij në muzikë që ishin të shumta, mbetën përgjysmë.

Share With:
Translate »
306 Views