Këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur në emision: ‘Do sjell në jetë një tjetër fëmijë’

E ftuar dje tek “Rudina” ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, e njohur për serenatat korçare, Ermira Kola e cila tregoi për herë të parë si nisi historia e dashurisë së saj me bashkëshortin, Besnikun.

Ermira dhe Besniku kanë 13 vite bashkë dhe janë prindër të një djali, Xhoni. “Jemi njohur në biznesin që ai kishte, ku unë punoja. Aty u dashuruam. Fati e solli këtë njeri atje ku nuk e prisja. Ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë dhe vendimi jonë erdhi në një moshë të pjekur. Kemi bërë një ceremoni fejese dhe pas tre muajsh jemi martuar. Kemi 8 vite të martuar dhe pas këtyre 8 viteve erdhi në jetë Xhoni”, rrëfeu Ermira.

Gjatë intervistës këngëtarja zbuloi edhe lajmin e bukur se ka në plan të sjellë në jetë një fëmijë të dytë. “Dua një fëmijë që të mos e lë Xhonin vetëm. Do përpiqem që të sjell një tjetër në jetë. Kam qejf të jetë vajzë, por Zoti e di”, u shpreh Ermira.

Share With:
Translate »
740 Views