Alketa Vejsiu tregon sekretin se si ka rritur dy fëmijë të shëndetshëm, jep një këshillë për të gjitha nënat

Të rritësh fëmijë të shëndetshëm dhe me imunitet të lartë është lufta e përditshme e çdo nëne. Prezantuesja Alketa Vejsiu në puntatën e parë të emisionit “Në kurthin e Piter Panit” e rrethuar nga shumë vogëlush ka treguar sekretin e të rriturit fëmijë të shëndetshëm. Pasi e ftuara e mbrëmjes, këngëtarja Xhensila Myrtezaj pranoi se në qoftë se do e ketë mundësinë do e ushqej fëmijën e saj me qumësht gjiri, Alketa e përkrahu dhe pranoi se ajo e ka bërë një gjë të tillë tek të dy fëmijët.


“Unë i kam ushqyer me qumësht gjiri të dy fëmijët e mi, nga 12 muaj secili, ua këshilloj të gjitha nënave sepse është mënyra më e mirë për të rritur fëmijë të shëndetshëm”- ka thënë Alketa.
Moderatorja në bashkëpunim me regjisoren Vera Grabocka startuan mbrëmjen e djeshme një “udhëtim” të ri televiziv me programin që në fokus ka fëmijët i cili do të transmetohet çdo të hënë në “TV Klan”.

Share With:
Translate »
2873 Views