Këngëtarja shqiptare në muajt e fundit të shtatzënisë, sjell fotot e reja

Pak kohë pasi zyrtarizoi romancën me Andin Randobravën, këngëtarja Leonora Poloska nuk priti shumë për të marrë lajmin e madh. Ajo është në pritje të ëmbël dhe pas pak javësh do të ketë në krahë fëmijën e saj të parë. Poloska është tërhequr prej pak kohësh nga skena muzikore dhe projektet e reja për t’iu përkushtuar mëmësisë e, me sa duket, kështu do të vazhdojë edhe për diasa kohë. Aktualisht, këngëtarja po shijon muaj e fundit të pritjes së ëmbël së bashku me bashkëshortin e saj. Në një foto të fundit të publikuar nga Prive, Leonora dhe Andini kanë pozuar së bashku gjatë një dreke me rastin e ditëlindjes së tij. Këngëtarja duket me bark të rrumbullakosur e me nur të ri falë shtatzënisë. Gjatë muajve të fundit, këngëtarja ka qëndruar e tërhequr edhe nga vëmendja publike duke iu përkushtuar totalisht pritjes së ëmbël. Nuk dihet se kur do të rikthehet me një projekt të ri në muzikë, por me siguri do të vijojë ta ushtrojë pasionin e saj për këngën në të ardhmen e afërt.

Share With:
Translate »
953 Views