Mbytet në det psikologia shqiptare,u fut në ujë për të shpëtuar 2 fëmijët e saj

Një 36-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e djeshme pasi është mbytur në ujërat e Adriatikut në qytetin e Ulqinit. E ndjera është shtetasja shqiptare nga Kosova, Dua Dauti Kadriu me profesion psikologe. Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha. Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët dhe madje kishte arritur t’i nxjerrte ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji. Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. “Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë që dje me dt 6 korrik, papritur ndërroi jetë bashkëshortja ime Dua Dauti Kadriu. Varrimi i të ndjerës bëhet në Prizren , për kohën ju njoftojmë në vazhdim”,- bën me dije bashkëshorti i saj Halim Kadriu. 

Share With:
Translate »
837 Views