Roboti shpëton vajzën nga rrëzimi që mund t’i kishte kushtuar jetën

Ky është momenti kur krijuesit e një roboti rus pretendojnë se  shpëtoi një vajzë nga rrëzimi i  një rafti mbi të. Oleg Kivokurtsev, një prej krijuesve të robotit, pretendon se makina e tij e ka kryer manovrimin vetë, por ekipi i tij është akuzuar për mashtrim në të kaluarën. Krijuesi i kësaj pajisjeje teknologjike, ka thënë se ka pasur incidente të çuditshme, pra nuk është hera e parë që po kryen manovra i pavarur, pasi disa herë ka arritur të ikte nga hapësira ku testohej.  “Mbi vajzën ranë kuti të zbrazëta, ndërsa edhe sikur t’i kishte rënë rafti nuk do ta lëndonte se është tepër i lehtë. Kjo ishte tërësisht e përgatitur”, është një nga komentet e shumta që u bënë reth kësaj ngjarjeje.  

Share With:
Translate »
577 Views