Këngëtarja shqiptare që nuk e ndryshoi kurrë modelin e flokëve

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj, saktësisht nga koha kur ka qenë 5 vjeç. Megjithëse shumë i vjetër, ky kujtim i saj është emocionues. Krahas fotos ajo ka shpjeguar: “Pak më e vogël se kaq kam qenë kur ja kam nisur të këndoj”. Talenti dhe dashuria për muzikën duket se ka dalë në pah shumë herët për Irmën.

Ndërsa përsa i përket pamjes së saj, ‘look-u’ që ka pasur që në moshë të vogël e ka ndjekur gjatë gjithë jetës, pasi këtë prerje flokësh këngëtarja vazhdon ta ketë edhe sot. Gjithashtu në foton e vjetër bie në sy buzëqeshja e saj.

Imazh i ngjashëm

Edhe sot pas shumë vitesh, Irma vazhdon të ketë po të njëjtën buzëqeshje dhe shprehi në fytyrë. Epo disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.

Share With:
Translate »
559 Views