Këngëtarja shqiptare rrëfen marrëdhënien e saj me vjehrrën: Më kërkon ta bëj me nip

Sa herë përmendet Venera, pas saj është Lindi dhe sa herë flitet për Lindin, pas tij është edhe Venera. Të gjithë i njohin tashmë dy këngëtarët e preferuar, ndaj edhe është pak e vështirë të perceptohen të ndarë. Aktivë në muzikën live në Tiranë, aktivë në prodhimet e reja muzikore, Venera dhe Lindi, megjithatë, kanë edhe rrugën e tyre të ndarë në raportin profesional. Lindi, sapo ka prezantuar këngën e re në Këngën Magjike, ndërsa Venera sapo ka publikuar klipin e saj të ri “Frymë”.

Megjithatë, publikun e bëjnë gjithmonë kureshtar edhe kur është fjala për marrëdhënien e tyre të ngushtë, raportin që kanë me njëri-tjetrin, por edhe raportin me familjarët e partnerit. Në këtë rast, është Venera që ka rrëfyer për raportin e saj me vjehrrën, por edhe me kunatën. Ndryshe nga ç’mend të kishim pritur, ato janë si shoqe me njëra-tjetrën. Kështu tregon këngëtarja për Thumb këtë javë: “Aaa, super, shumë e mirë, shumë e mirë. Mamaja e Lindit ka një vajzë, domethënë motra e Lindit është një super vajzë dhe super shoqja ime, kështu që jemi bërë dy vajza tani për mamin e Lindit” – tregon Venera pas pyetjes si shkon me vjehrrën.

Pyetjes nëse ngacmohen nga familjarët për të bërë një dasmë apo një bebe, këngëtarja zbulon: “Për të martuar jo, por thonë që ‘po plakemi, na bëni një nip, na bëni një mbesë. Por kam përshtypjen se ata e dinë vetë që ne do bëjmë atë që është më mirë për ne dhe familjen tonë të ngushtë” – thotë Venera.

Me sa duket, edhe për disa kohë, nuk do kemi ndonjë të re tjetër në raportin e Venerës dhe Lindit. Ata vazhdojnë të jenë të angazhuar me muzikën për momentin, kështu që për të reja, nuk kanë plane. /Revista Class

Thumb 9 pj 2

Venera Lumani rrefen marredhenien e saj me vjehrren dhe kunaten. A e ndihmon Lindi ne punet e shtepise? A e di valle Venera se kush do e fitoje Kengen Magjike? Andi dhe mikrofoni i "Thumb" kane intervistuar disa nga kengetaret me te njohura te muzikes shqiptare per tu marre opinionet e tyre per debatin e shumeperfolur gra vs burra. Aurela Gace, Myfarete Laze, Eneda Tarifa, Irma Libohova, Marsela Cibukaj etj Ndiqini te gjitha ketu !

Posted by Blitz.al on Saturday, November 18, 2017

Share With:
Translate »
854 Views