Keni parë djalë që i ngjan kaq shumë mamit sa Raiden Jonës?

Me 17 shtator, Jona Spahiu u bë për të parën herë nënë! Raiden është gëzimi i parë në jetën e moderatores shqiptare, e cila na bekon edhe ne dita ditës, me fotot e adhurueshme të së birit.

Më në fund kemi përgjigjen e kësaj pyetje, pasi Jona vendosi të shfaqë portretin e vogëlushit. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram”, moderatorja zbulon se Raiden është një kopje e saj. Vogëlushi qëndron i përqafuar me të atin dhe fotoja është thjesht e adhurueshme.

“Unë ju shoh ju dhe ndihem në shtëpi” – shkruan Jona krahas fotos së ëmbël!

Çfarë familje e bukur!

Share With:
Translate »
608 Views