Kërcet arma mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë nëna e një prej djemve të përfshirë

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Malin e Moravës në Korçë, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se konflikti ka nisur për arsye banale gjatë paradites së sotme, ku një prej të rinjve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ka arritur që të kapë autorin, të cilit i është sekuestruar edhe arma. Deri tani dyshohet se nëna e njërit prej djemve të përfshirë në konflikt është dëmtuar me thikë gjatë sherrit, por akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ku po merr mjekimin e duhur.

Share With:
Translate »
350 Views