Këshillë prindërore e aktores Julia Roberts të cilën çdo nënë duhet t’ia transmetojë fëmijës së saj

Edhe pse gëzon famën e një ndër yjeve më të mëdha të Hollywoodit, aktorja Julia Roberts pikërisht kënaqet më së shumti në gjërat e vogla jetësore në fermën e saj, e rrethuar me familje.

“Femra e popullarizuar dhe e bukur”, të cilën madje dy herë revista “People” e ka shpallur femrën më të bukur në botë, me bashkëshortin Daniel Moder i ka tre fëmijë – binjakët Finn Walter dhe Hazel Patricia (14) dhe Henry Daniel (15).

Njëra ndër të rrallat e cila shumë pak i vizitojnë rrjetet shoqërore, pikërisht vetëm para një viti ka hapur profilin në Instagram, mirëpo publikon vetëm kur ka diçka të rëndësishme për të thënë.

Kësaj here u është drejtuar prindërve me lutje që fëmijëve të tyre t’ua transmetojnë një porosi shumë të rëndësishme.

– U dërgoj kërkesë të veçantë fëmijëve të mi të cilët këto ditë shkojnë në shkollë. Nëse shikoni dikë i cili përpiqet të gjejë miq, apo e terrorizojnë për shkak se nuk ka shokë, apo që është i turpshëm, apo për shkak se nuk është i bukur, apo nuk vesh rroba IN – JU LUTEM ofroni ndihmë.

Thoni “tungjatjeta” apo së paku buzëqeshni në korridor të shkollës. Kurrë nuk mund ta dini se me çfarë problemesh do të ballafaqoheni jashtë shkollës.

Mirësjellja dhe mirësia juaj dikujt mund t’i ndihmojë. Shpërndajeni më tutje nëse pajtoheni – ka shkruar Roberts.

Kërkesa e saj ka hasur në përkrahje të madhe të vizitorëve të rrjeteve shoqërore, ndërkaq besojmë që edhe prindërit dhe fëmijët tanë do të duhej ta lexonin dhe ta përvetësonin.

Share With:
Translate »
580 Views