Kështu ishte dita e parë e shkollës për Princin George, flet William

Princi George para një jave filloi shkollën. Fotot e tij teksa shoqërohej nga babai princi William në ditën e parë të shkollës, bënë xhiron në internet.

Ai dukej mjaft nervoz, dhe aspak entuziast se po fillonte shkollën. Gjithsesi, sipas princit William dita e parë e të birit në shkollë, shkoi “mirë”.

William ka shkruar në Twitter nga profili i Kensington Palace, i cili përdoret nga ai, bashkëshortja e tij Kate dhe nga vëllai, Harry se është i lumtur se nuk kishte probleme me George në ditën e tij të parë të shkollës.

“Shkoi mirë. Kishte disa prindër që kishin probleme me fëmijët e tyre. Kështu që unë isha i qetë që nuk isha një prej tyre”,-ka shkruar William.

Ai ka falenderuar gjithashtu edhe të gjithë ata persona të cilët e kanë uruar atë për fillimin e një etape të rëndësishme siç është shkollimi për të birin.

Nga ana tjetër Dukesha Kate nuk mundi ta shoqëronte të birin në ditën e parë të shkollës, pasi po vuan nga disa probleme shëndetësore nga shtatzënia e tretë.

Share With:
Translate »
616 Views